12:23 / E Diele, 14 Tetor 2018 / indeksADMonline

Sekretari i FIBA-s ndërron jetë në moshën 51-vjeçare

E gjithë bota e basketbollit është tronditur pasi sekretari gjeneral i FIBA-s, Patrick Baumann ka ndërruar jetë për shkak të një sulmi kardiak në mbrëmjen e djeshme.

51-vjeçari ishte i pranishëm në Lojërat Olimpike për të rinjët në Buenos Aires, Argjentinë, ku pësoi sulm në zemër.

Baumann – ish-reprezentues i Kombëtares së Zvicrës, ish-gjyqtar dhe ish-trajner – ishte sekoretari i tretë gjeneral i FIBa-s.

Ai e mori këtë post në vitin 2003, transmeton IndeksOnline.

Në qershor të këtij viti, kontrata e Baumann ishte zgjatur deri në verën e vitit 2031.

Përndryshe, raprotet e Baumann me Federatën e Basketbollit të Kosovës ishin mjaft të mira, teksa ai ka ndihmuar Kosovën në basketboll që nga paslufta.
/IndeksOnline/