15:54 / E Enjte, 05 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Të tallesh me popullin, ligji për Pagat shkon në Gjykatën Kushtetuese

Tallja e institucioneve kosovare me vetë qytetarët është një dukuri normale në Kosovë. E tillë po del të jetë edhe dilema e rritjes së pagave nga dhjetori i këtij viti.

Kur kanë mbetur 3 javë para daljes së pagave me rritje, Avokati i Popullit i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese për Ligjin e Pagave.

Zëdhënësi i Gjykatës Kushtetuese, Veton Dula e ka konfirmuar dërgesën në Kushtetuese të Avokatit të Popullit.

Por, vendimet e tilla mbase janë vetëm lojëra të ndyta politike dhe se prapa tyre qëndrojnë matematikat e inatet në organe të larta të cilët shfrytëzojnë ndikimin e tyre sa për tu tallur me popullin dhe qytetarët e saj, edhe ashtu të nënçmuar./Indeksonline/