10:04 / E Hënë, 18 Korrik 2022 / B O

Të tre në club duke festuar, del fotoja e përbashkët e treshes që u ekzekutuan dje me 50 plumba

Brilant Martinaj dhe dy shokët e tij Besmir Hoxha e Diklen Vata, mbetën të vdekur pasditen e djeshme pasi makinës me të cilin ata udhëtonin nga Rinasi në drejtim të Fushë Krujës ju zu pritë dhe u qëllua me breshëri plumbash. Fatkeqësisht, të tre të rinjtë ndërruan jetë në vend.

Newsbomb.al siguron një foto ekskluzive të tre djemve nga Fushë-Kuqa, të cilët u vranë jo shumë larg shtëpisë. Besmir Hoxha, Diklen Vata dhe Brilant Martinaj shihen në club duke festuar. Ata ishin miq dhe njëherësh fqinj në fshatin e Fushë-Kuqes.

Pak momente pas ekzekutimit në mbikalimin e autostradës, në një distancë rreth 3 km nga vendngjarja, në fshatin Larushk banorët njoftuan Policinë për një makinë që po digjej. Ajo u përkiste autorëve dhe brenda saj u gjetën katër armë zjarri automatike.

Tre të rinjtë nga Fushë-Kuqa që shikoni dhe në foton e mëposhtme, Besmir Hoxha (i pari nga e majta), Diklen Vata (në qendër) dhe Brilant Martinaj (në të djathtë), ndërruan jetë në mënyrë tragjike. Ata kishin konsumuar kafe të tre bashkë në Rinas dhe ishin nisur drejt shtëpisë, por rruga ju pre në mes nga plumbat.