14:26 / E Diele, 06 Maj 2018

Të udhëtosh, do të do të thotë se je më kreativ, ja pse

Kur përballeni me bllokadë të kreativitetit, urtësia e përgjithshme thotë se ju duhet një shetitje, stërvitje apo një copë gjumë. Që të gjitha e kanë të njejtin efekt: ju largojnë nga mbingarkimi me problemin. Studimet e reja tregojnë se udhëtimet e rrisin nivelin tuaj të kreativitetit dhe shkaktojnë që truri juaj të prodhojë mendime pozitive.

Udhëtimet ju mundësojnë që të jeni larg fizikisht nga ndonjë problem, me çka do të mund t`a shihni më qartë dhe të hapeni me mendime kreative. Puna kreative na mundëson që të zgjerojmë zonat mentale të komfortit dhe të shohim atë që na rrethon nga një perspektivë e re.

Këto përfitime nuk vazhdojnë vetëm për udhëtimet, nëse jetoni jashtë vendit atëherë me gjasa që do të keni efekte jetësore në kreativitetin tuaj. Shumë njerëz të mëdhenj kanë krijuar vepra historike në periudhat që kanë qenë duke jetuar jashtë vendeve të lindjes.

Arsyeja pse udhëtimet ju bëjnë më kreativ është ekspozimi ndaj njerëzve të rinj, kulturave, religjioneve, gjuhëve, zakoneve të ndryshme. Ekspozimi e zgjeron perspektivën e udhëtarit dhe e ngrit nivelin e pozitivitetit- gjendjen ideale të funskionimit të trurit.

Personat kreativë dhe që udhëtojnë kanë personalitete më të hapura dhe më pak paragjykuese.