10:49 / E Mërkurë, 21 Gusht 2019 / indeksADMonline

Të verbrit mund të shohin! Ja zbulimi shkencor që jep shpresë

Një elektrodë speciale mundëson që t’u rikthehet shikimi të verbërve.

Ky dispozitiv i vendosur brenda nervit optik, është në gjendje që ta simulojë duke dërguar informacione pamore drejtpërdrejt te truri, pa qenë e nevojshme që të kalohet nëpërmjet syrit.

E krijuar nga një bashkëpunim midis Italisë dhe Zvicrës, midis “Scuola Superiore Sant’Anna” në Piza dhe Politeknikut Federal të Lozanës (EPFL), u testua me sukses te lepujt dhe rezultatet u publikuan në revistën shkencore “Nature Biomedical Engineering”. Shumë shpjet pritet një eksperimentim te njeriu.

“Nga një këndvështrim krejtësisht teknologjik, mund të fillojmë testet klinike që nesër”, shpjegon Diego Ghezzi i EPFL-së.

“Aktualisht elektroda ‘OpticSeline’ e eksperimentuar te lepujt krijohet nga 12 elektroda shumë të holla, por në versionin që do të përdoret për njeriun mund të arrijë deri në 60. Një numër ende shumë i limituar për të rikthyer krejtësisht shikimin, por mjaftueshëm për të dhënë një ndihmë të madhe në zhvillimin e aktiviteteve të përditshme”, thekson ai.