00:12 / E Shtunë, 16 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Të vetmit fshat me shqiptarë në Zubin Potok i ndalet rryma, banorët dalin në rrugë të protestojnë

Fshati Çabër është i vetmi fshat në Komunën e Zubin Potokut. Kjo komunë është e banuar me shumicë serbe.

Por, pikërisht këtij fshati po i bëhen padrejtësi të mëdha. Sonte në gjithë komunën ka pasur rrymë por jo në fshatin e banuar me shqiptarë, shkruan Indeksonline.

Indeksonline përmes dëshmitarëve nga vendi i ngjarjes mëson se rruga e këtij fshati është bllokuar nga banorët si shenjë proteste.

Në vendin e ngjarjes është paraqitur edhe policia. /Indeksonline/