Teatri ‘Dodona’ fillon vitin me dy shfaqje premierë

Teatri i qytetit të Prishtinës ‘Dodona’,
përgjatë muajit janar, do të sjellë para publikut një program të pasur me
shfaqje.
Drejtori i teatrit ‘Dodona’, Visar Krusha, ka treguar për Radio KFOR-in se qysh
këtë javë, dy premiera do të ngjiten në skenën e teatrit: “Do të fillojmë me dy
premiera. Premiera e parë është të mërkurën më 15 janar, që është premierë e
Skenës së Mbrëmjës, pra është shfaqje për të rritur.
Është fjala për shfaqjen “Harroje Hollivudin”, nga Miro Gavran dhe me regji të
Faik Gashit. ‘Harroje Hollivudin’ sjell ambicien e pashterur të personazhit për
t’u bërë aktor si dhe sfidat e njerëzit që ai takon gjatë rrugëtimit.
Ndërsa më 18 janar, e kemi premierën e shfaqjes për fëmijë “Fjalët Magjike” nga
Alba Hoxha, me regji të Shkurtë Aliut.
Kjo shfaqje ka për temë përdorimin e fjalëve magjike të tilla si: të lutem,
falemnderit, ejt. si dhe njohjen e këtyre fjalëve dhe përdorimin e tyre nga
fëmijët, pasi kjo ka edhe efekt pozitiv në integrimin e fëmijëve në shoqëri.”
Në skenën e teatrit ‘Dodona’ pergjatë muajit janar do të ngjiten gjithsej 7 shfaqje.