17:13 / E Shtunë, 01 Gusht 2020 / indeksADMonline

Tejet nxehtë edhe nesër, këto janë temperaturat për të dielën

Temperaturat e larta do të jenë edhe nesër prezente në Kosovë.

Nesër temperatura minimale do të jetë 15 gradë celsius, ndërsa më e larta parashihet të jetë 30 gradë celsius, transmeton Indeksonline.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes në rrafshin e Kosovës, ndërsa në Dukagjin do të fryjë erë nga i njëjti drejtim me shpejtësi maksimale deri 11m/s, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.