16:53 / E Shtunë, 25 Maj 2024 / Gj. Sh

Tejkaluan shpejtësinë, policia gjobit dy motoçiklistë

Policët e Komunikacionit Rrugor sot rreth orës 12:55, në rrugën e fshatit Talinvoc i Muhaxherëve – fshati Bibaj të Ferizajt, kanë ndaluar dy drejtues, njëri shtetas i Kosovës dhe tjetri shtetas i huaj, të cilët me motoçikletat e tyre kanë tejkaluar shpejtësinë.

Të dyshuarit, në zonën e kufizimit 50 km/h kanë zhvilluar shpejtësi 148 km/h.

Ndaj tyre policia shqiptoi nga një gjobë për kundërvajtje sipas ligjit të komunikacionit rrugor me dënim: për shtetasin e huaj 600 euro, ndërsa për shtetasin kosovar 300 euro, 3 pikë negative dhe heqje të patentë shoferit për 3 muaj.

Me këtë rast Policia Rajonale në Ferizaj apelon tek motoçiklistët që të respektojnë shenjat dhe rregullat e komunikacionit dhe mos të bëjnë tejkalime të shpejtësisë.

“Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë.

Për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406” thuhet në njoftimin e policisë.