22:36 / E Diele, 04 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Teksa kalonte litarin e përfshijnë valët e mëdha, shikoni si arriti të shpëtoi (Video)

Pamje të një video të pabesueshme kanë dal nëpër rrjetet sociale.

Në këtë video shihet se njeri duke ecur nëpër një litar, përderisa litari është i vendosur mes shkëmbinjve në Nazare të Portugalisë.

Poshtë shkëmbinjve ka valë të mëdha.

Në pamje për një moment, Emerson Machado për pak sa nuk e “përpijnë” valët, të cilat e arrijnë litarin.

Në këto momente ai kapet nga litari dhe qëndron deri sa të qetësohen valët.

Ky aktivitet përfshin kalimin në litar ose balancimin në të.

Braziliani 28 vjeçar ka thënë: “Është rrezik i llogaritur, ne nuk jemi të çmendur sikur mund të duket në shikim të parë”.

Shikoni për më shumë pamjet rrëqethëse./Indeksonline/