20:33 / E Premte, 03 Prill 2020 / indeksADMonline

Teksa qëndron e izoluar në shtëpi, Kim kujton udhëtimin në Armeni

Kim Kardashian ndonëse ka lindur në Amerikë ajo ka prejardhjen nga Armenia.

Ylli televiziv asnjëherë nuk e harron këtë, prandaj shpesh herë viziton vendlindjen e paraardhësve të saj.

Pak muaj më parë Kim ishte atje bashkë me familjen e saj, dhe këtë e ka kujtuar edhe së fund në disa postime në Instagram.

“Ndërsa ne qëndrojmë në shtëpi tani, duke ndarë një pjesë tjetër të botës me fotot dhe historinë time në udhëtimin tonë në Armeni, duke nderuar rrënjët tona”, ka shkrua Kim sipër fotografive që solli.

Ndryshe, Kim është izoluar bashkë me familjen e saj në Los Anxhelos në Kaliforni./Indeksonline/