12:28 / E Premte, 23 Korrik 2021 / OSH

Telashe për Ancelottin, Benzema infektohet me Covid-19, sulmuesi francez përfundon në izolim

Start është larg pritshmërive për Real Madrid dhe trajnerin Ancelotti që u rikthye pas shumë vitesh për të pasuar Zinedine Zidane.

Teksa skuadra ende nuk është e plotë për shkak te pushimeve të disa lojtarëve dhe angazhimeve të gjata me kombëtaret e tyre, vjen lajmi jo i mirë për Karim Benzema.

Sulmuesi francez menjëherë sapo iu bashkua skuadrës për të nisur fazën përgatitore, ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Tani lojtari francez duhet të bëjë karantinën e detyruar, të paktën 10 ditë e në bazë të testeve të shpeshta që do të bëjë do të mund edhe të përcaktohet rikthimi në strvitje.

Gjithsesi Ancelotti duhet të presë ende për të patur bomberin e tij në dispozicion dhe nga ana tjetër drejtuesit po punojnë për rinovimin me sulmuesin.

Sipas “Marca”, Benzema i cili ka kontratë deri në vitin 2022, do të zgjasë firmên edhe për një tjetër sezon deri në vitin 2023 duke i garantuar ekipit spanjoll gola edhe për tre vitet e arshshme.