Telashe për Pep Guardiolan, Akanji humb ndeshjen ndaj Real Madridit

Mbrojtësi i Kombëtares së Zvicrës, Manuel Akanji pritet të mungojë në ndeshjen ndaj Real Madridit.
Akanji u lëndua në ndeshjen e parë në “Etihad” dhe për shkak të një lëndimi muskolar ai s’do jetë i gatshëm as në “Santiago Bernabeu” për ndeshjen kthyese, shkruan Indeksonline
Lojtari zvicran humb edhe ndeshjen e Premier League, ku City e pret Newcastle Unitedin në shtëpi të shtunën nga ora 16:00.
Të mërkuren, Manchester City udhëton në Spanjë për ta zhvilluar ndeshjen e kthimit ndaj Real Madridit, kjo e fundit fitoi në Angli me shifrat 2:3./Indeksonline/
🔵❌ Manuel Akanji will miss the second leg vs Real Madrid with an injury.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) February 14, 2025
Akanji has been ruled out for a few weeks with a muscular injury, per @hirstclass. pic.twitter.com/AhR7nIfpYr