22:50 / E Premte, 14 Shkurt 2020

Telashe për policinë, gomerët “e dashuruar” arratisen për Shën Valentin

Edhe kafshët dinë të dashurohen.

Madje edhe gomerët, ndonëse me këtë kafshë njerëzit identifikojnë shpesh budallenjtë.

Dy gomerë që kishin dalë për një “mbrëmje romantike”  mëngjesin e Shën Valentinit, u shpëtuan nga policia.

Gomerët raportohet se kishin mbetur të bllokuar në një rrugë periferike.

Një shofer thërriti policinë teksa pa dy gomerët që ecnin në errësirë në një rrugë Aberdeenshire, në Skoci.

Policia pas thirrjes shkoi në vendngjarje dhe shoqëroi gomerët në një fushë.

Oficeri Mark Maclean, lidhur me ngjarjen e pazakontë tha se “na thirrën rreth orës 2 të natës në orët e para të Shën Valentinit teksa një shofer pa gomerët që shëtisnin për Shën Valentin”.

Ai u shpreh se bashkë me kolegun e tij ishin të lumtur t’i shoqëronim përsëri kafshët drejt shtëpisë së tyre.

“Kisha menduar se për Shën Valentin do të kishin një turn pune të qetë por ja ku dolën dy gomerë problematikë”, tha me ironi oficeri i policisë së zonës./NOA.al