09:11 / E Premte, 12 Korrik 2019 / indeksADMonline

Telefonata e mbrëmshme që e bindi De Ligtin

Mediat holandeze po e quajn si punë të kryer çështjen De Ligt. Ylli i Ajax do të bashkohet me Juventusin gjatë kësaj jave.

Qendërmbrojtësi i talentuar mbrëmë ka pranuar një telefonatë nga drejtuesit e Juventusit të cilët i kanë konfirmuar ngritjen e ofertës për të.

67 milionë euro është oferta që Juve e ka bërë për De Ligt dhe e cila duket se është OK për Ajaxin. Holandezi do të nënshkruar kontratë 5 vjeçare me 12 milionë përfitime në vit. Klauzola e lirimit të tij do të jetë 150 milionë euro.

Juve i ka bërë me dije futbollistit se dëshiron ta ketë atë me vete në turneun në Lindje që nis me 19 korrik./Indeksonline/