08:19 / E Shtunë, 07 Shtator 2019 / indeksADMonline

Telefoni me ekran që paloset i Huawei mund të dalë në shitje muajin e ardhshëm


Telefoni me ekran që paloset i Huawei mund të dalë në shitje që nga muaji i ardhshëm sipas shefit të biznesit konsumatorët të kompanisë.

Richard Yu, CEO i biznesit konsumator, tha se Mate X së shpejti do të jenë në treg, mbase që nga muaji i ardhshëm gjatë një konference për shtyp në Panairin Teknologjik të IFA në Berlin.

Huawei zbuloi për herë të parë Mate X në Shkurt dhe ishte nisur për të debutuar në mesin e 2019-ës. Çmimi i telefonit 5G i cili sillet si tablet dhe si smartfon, starton nga 2,299 euro, ose afro 2,600 dollarë.

Në Qershor kompania tha se do të shtynte debutimin e telefonit me palosje pas problemeve të zbuluara nga Samsung me modelin Galaxy Fold.

Samsung shtyu debutimin e telefonit 2,000 dollarësh pasi disa modele u thyen. Të Enjte lajmëroi se telefoni del në shitje në Britani, Gjermani, Francë dhe Singapor më 18 Shtator.

Samsung dhe Huawei janë dy prodhuesit më të mëdhenj në botë të smartfonëve. Kompania po përpiqen të lançojnë pajisje inovative si telefonët me palosje për të ringjallur shitjet e smartfonëve.

Por çmimi i lartë i tyre mund ta bëjë të vështirë shitjen e telefonëve me palosje. Sakaq modeli Mate 30 pritet të prezantohet më 19 Shtator në Munih në mesin e një presioni politik Amerikan.