19:11 / E Diele, 09 Qershor 2019

‘Telefoni për të biseduar me të vdekurit’

Një banor në Otsuchi, Japoni, doli me idenë për të ngritur një kabinë telefonike në kopshtin e tij për të “biseduar me të vdekurit”.

Deri te kjo ide ai erdhi pasi humbi kushëririn e tij nga cunami më 2011 dhe u trishtua për të, duke e thirrur në telefon dhe ‘bisedonte me të ndjerin’, shkruan BBC.

Pas goditjes së cunamit, kur u përhapën lajmet për “telefonin për pikëllim”, shumë njerëz erdhën në Otsuchi në Prefekturën e Iwate ‘për të thirrur ata që humbën’.