14:01 / E Diele, 10 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Telegram ngushëllimi i Presidentit të FFK-së për familjen Pllana

Federata e Futbollit të Kosovës më president, Fadil Vokrrin kanë shkruar një telegram ngushëllimi për familjën Pllana, e cila humbi djalin Shkëlqim Pllana, transmeton IndeksOnline

E nderuara familje e Shkëlqim Pllanës!

Me pikëllim  të thellë morëm lajmin për vdekjen tragjike të Shkëlqim Pllanës, ish-futbollist i 2 Korrikut e tash i KEK-ut, ndaj ju lutem që në emrin tim, KE, klubeve dhe adhuruesve të futbollit, me lejoni t’ju shpreh ngushëllimet tona më të sinqerta dhe më të thella.

Ndonëse i ri, Shkëlqimi u shqua si futbollist i mirë, një shok i shkëlqyeshëm dhe nxënës shembullor. Ne shpresojmë dhe besojmë se organet përgjegjëse shtetërore, do ta zbardhin rastin dhe ata që ndaluan jetën e Shkëlqimit në lulen e rinisë do ta marrin dënimin e merituar.

Në këto momente të vështira të gjithë jemi pranë jush, për ta përballuar dhimbjen dhe humbjen e njeriut më të dashur për ju.

Temat: