18:02 / E Hënë, 05 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Televizioni suedez analizon futjen e tifozit në fushë, gjatë ndeshjes Crystal – Newcastle (Foto/Video)

Një tifoz u fut në fushë gjatë ndeshjes së djeshme në Premierligë, Crystal Palace – Newcasle United.

Por, i menjëhershëm ka qenë reagimi i sigurimit – i cili në mënyrë profesionale e ndaloi tifozin i cili kishte në duar një shishe qelqi, transmeton IndeksOnline.

Në Angli kjo situatë nuk transmetohet në televizione, por në Suedi duket se rregullat janë më ndryshe.

Një televizion nga Suedia, analizoi futjen e tifozit në fushë dhe ndërhyrjen e shpejtë të sigurimit, të cilët e quajnë si “Wrestling”.

Më poshtë i keni pamjet…