11:55 / E Hënë, 26 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Temperatura në 1 gradë, modelja pozon për Armanin me sandale

Pas një dite të zënë në Javën e Modës në Londër, Amelia Windsor i është rikthyer një seti të modës në Itali, në Milano.

22 vjeçarja gjatë këtij seti fotografi dukej “shik” në një palë pantallona të gjerë me vija dhe me një xhaketë, përderisa pozonte për Emporio Armani të dielën, transmeton Indeksonline.

Por përkundër temperaturave në 1 gradë celsius, bukuroshja 22 vjeçare përfundoi setin fotografi të modës me një palë sandale të bardha.

Përkundër të ftohtit, ajo arriti të realizoj setin në mënyrë të përkryer./Indeksonline/