19:53 / E Premte, 21 Korrik 2023 / MSH

Temperatura të larta edhe në fundjavë

Të shtunen do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta, kryesisht rreth relievit malor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 31-34 gradë Celsius.

Të dielen mot kryesisht me diell por më i freskët. Pasdite parashihet të fryejë erë mesatare dhe lokalisht e fortë.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-19 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-33 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi i veriperendimit, ndërsa sot gjatë natës parashihet erë mesatare dhe lokalisht e fortë.

Kujdes nga rrezet direkte të diellit, për shkak të indeksit UV të lartë, respektoni këshillat e IKSHP.

Mos i humb