07:54 / E Premte, 14 Gusht 2020

Temperaturat e larta nuk janë të favorshme për telefonin tuaj, mbajeni larg nga mbinxehja

Temperaturat e larta nuk janë të favorshme për pajisjet elektronike, dhe për disa nxehtësia mund të jenë fatale.

Përveç faktit se temperaturat e larta mund të çojnë në shkarkimin më të shpejtë të baterisë së telefonit tuaj ose laptopit, problemi është se nxehtësia mund t’i shkatërrojë ato plotësisht, transmeton Telegrafi.


Apple, për shembull, ka dërguar një paralajmërim për të gjithë klientët e saj që janë në zona ku temperaturat janë jashtëzakonisht të larta këto ditë.

Ata theksojnë se temperaturat e larta (35 dhe më shumë gradë Celsius) mund të çojnë në dëmtim serioz të pajisjeve inteligjente. Përkatësisht, secila pajisje ka një gamë optimale të temperaturës në të cilën funksionon më mirë.

Sa më e lartë (ose më e ulët) temperatura, aq më shumë ka të ngjarë që pajisja të mos funksionojë dhe vetë pajisja mund të dëmtohet. Kjo është arsyeja pse këshillat janë të shmangni përdorimin e pajisjes në kushte të tilla.

Temperaturat e larta mund të ndikojnë në përbërës të caktuar brenda pajisjes, të cilat mund të bëjnë që pajisja të ndalet, të ngadalësohet ose madje të fiket.

Mos e lini telefonin në rrezet e diellit direkt, në vetura, në dritare ose në afërsi të sipërfaqeve që reflektojnë dritë, pasi kjo mund të bëjë që temperatura të rritet.

Sipas TechRadar, më poshtë i keni disa këshilla se si të veproni kur telefoni juaj është i nxehtë:


Hiqni mbështjellësin e telefonit

Kur telefoni juaj është i nxehtë mos luani më shumë lojëra

Mos e leni telefonin tuaj në xhepin e këmishës

Bleni një ftohës për telefonin tuaj.