21:42 / E Shtunë, 24 Korrik 2021 / OSH

Temperaturat të nesërmen arrijnë deri në 31 gradë Celsius

Të dielën do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, kryesisht rreth relievit malor.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 29-31 gradë Celsius.

Indeksi UV vazhdon të mbetet i lartë, prandaj rekomandohet respektimi i këshillave të IKSHP-së.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes dhe verilindjes.

Kushtet agrometeorologjike do të jenë të mira për gjitha kulturat në veçanti për kulturën e grurit e cila është në fazën finale të korrje shirjes.