07:09 / E Mërkurë, 21 Mars 2018 / indeksADMonline

Temperaturat vazhdojnë të shënojnë rënie

Sot, mbi vendin tonë, parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët.

Në orët e mëngjesit do të ketë reshje të dobëta shiu të cilat në orët e vona do të shndërrohen në reshje bore. Temperaturat, krahasuar me ditë më parë, do të shënojnë rënie ato do të sillën në mes minus 3 e 7 gradë Celsius.

Të enjten edhe më tej priten vranësira, mirëpo, reshjet e borës do të jenë më të shumta. Temperaturat do të jenë dimërore ato do të sillën në mes minus 5 e minus 2 gradë Celsius.

Masat e ngrohta ajrore nga Mesdheu dhe ato të ftohta nga veriu do të përplasen mbi rajonin tonë, kështu në ditët në vijim parashihet të kemi mot të vranët e me reshje shiu që kohë pas kohe mund të kalojë në reshje bore.

Temperaturat do të jenë, nën mesataren për këtë period të vitit, në mëngjes ato do të sillën në mes minus 6 e minus 3 gradë Celsius, kurse temperaturat maksimale do të sillën rreth 6 gradë Celsius. Kujtojmë se mbrëmë në orën 22 e 45 minuta, në hemisferën tonë, ka filluar stina e pranverës e në të njëjtën kohë në hemisferën jugore ka filluar stina e vjeshtës.