09:56 / E Hënë, 03 Prill 2023 / shkelqim osmanaj

Ten Hag: Besoj tek United, do ringrihemi

Manchester United pësoi edhe një tjetër humbje në Premier League.

“Djajtë e Kuq” humbën me rezultat 2-0 ndaj Neecastle, duke rrezikuar objektivin  që e kanë për në Champions League.

Në tri takimet e fundit United ka marrë vetëm një pikë, mirëpo trajneri Erik ten Hag beson se djemtë e tij do të rikthehen.

“E urrej ta pohoj, por ata ishin më mirë se ne sot. Lojtarët e Newcastle kishin vendosmëri, pasion dhe dëshirë për të fituar. Ata e kërkuan fitoren më shumë se ne, prandaj ia dolën.

Kishim rastet tona, por duhet të kishim shkuar në portën kundërshtare me të njëjtën vendosmëri që kishte Newcastle. Nuk na shkoi mirë sot, iu lejuam shumë hapësira. Loja jonë ofensivë nuk ishte aspak e mirë”.

Ai u dha edhe një mesazh lojtarëve.

“Duhet të kemi më shumë uri, duhet të japim gjithçka në çdo ndeshje. Duhet të marrim leksionin e duhur nga kjo përballje.

Unë vazhdoj të besoj te skuadra ime, kam besim maksimal te djemtë. Sigurisht që besoj se do të ri ngrihemi”, deklaroi trajneri i ekipit anglez, Ten Hag. /IndeksOnline.