23:10 / E Premte, 05 Prill 2024 / Gj. Sh

Ten Hag i sigurt se do të vazhdoj të jetë trajner i Manchester United

Pas humbjes së mbrëmshme nga Chelsea, janë shtuar zërat për një largim të Erik Ten Hag nga Manchester United.

Por tekniku holandez, është i binudr se do të jetë edhe sezonin e ardhshëm në krye të ”Djajve të kuq”, shkruan IndeksOnline.

“Nuk kam asnjë dyshim. Unë jam duke u fokusuar vetëm në punën time, duke u fokusuar në këtë proces, në këtë projekt. Më pëlqen shumë të jem këtu, po e shijoj atë. Për mua është një sfidë.”, deklaroi Ten Hag për Sky Sports, para ndeshjes me Liverpulin./IndeksOnline/