21:25 / E Diele, 25 Gusht 2019

Tender për matjen e tokëzimeve dhe rrufepritëseve në ndërtesat qeveritare

Ministria e Administrates Publike ka arritur që gjatë këtij muaji të finalizojë kontraten më të re.

Kësaj radhe, kjo ministri ka kurorëzuar kontratë për “Matjet e tokëzimeve dhe rrufepritëseve në ndërtesat qeveritare”, shkruan Indeksonline.

Kontrata në fjalë është nënshkruar për 4.990,50, derisa për të njejtën janë ndarë 8.000,00 euro.

Sipas njoftimit nga prokurimi, kohëzgjatja e kontratës është bërë për 45 ditë.

Tenderi në fjalë i është besuar operatorit ekonomik N.T.SH “El- Com”.  Tutje, për tenderin në fjalë janë dorëzuar gjithësej tre tenderë.