23:44 / E Enjte, 05 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Tenderi për makinat e qepjes, kaq para i kushtoi komunës së Vushtrrisë

Komuna e Vushtrrisë, gjatë ditës së djeshme ka arritur të finalizojë kontratën më të re për këtë vit.

Këtë herë, komunaka nënshkruar një kontratë për furnizim me makina për qepje, shkruan Indeksonline.

Në kontratën e publikuar nga prokurimi, bëhet e ditur se këto makina do të furnizohet depoja e arsimit.

Përshkrim i shkurtër i lëndës së kontratës thotë: “Furnizimi me makina për qepje (Ka të bëjë me furnizim me makina, prerëse e materialit, Hekur për hekurosje me tavolin si dhe gërshër dore të mëdha, për më shum informacione referohu specifikimeve teknike në dosjen e tenderit”.

Vlera e parashikuar e kontratës ka qenë 3.680,00 euro, derisa vlera e përgjithshme e kontratës së finalizuar kap shifren prej 3.173,00 euro.

Tenderi në fjalë i është dhënë operatorit ekonomik N.T.P. ” VLORA “. /Indeksonline/