22:25 / E Premte, 01 Qershor 2018 / indeksADMonline

Tenisti boshnjak e rrëzon për toke mbledhësin e topave në “Roland Garos” (Video)

Një ngjarje jo e zakonshme ka ndodhur sot në turneun prestixhioz të tenisit, “Roland Garos”. Në përballjen mes boshnjakut Damir Džumhur dhe rusit, Zverev, mbledhi i topave e pësoi keq për një moment.

Në një dalje të ngutshme, ai u përball me tenistin boshnjak i cili padashje e rrëzoi për toke.

Megjithatë, djaloshi nuk u lëndua dhe me ndihmën e tenistit u ngrit në këmbë duke përfunduar paqësisht këtë përplasje./Indeksonline/