17:04 / E Enjte, 14 Janar 2021 / Blerim

Tenisti i njohur del pozitiv me Covid-19, nuk do të merr pjesë në “Australian Open”

Organizatorët e “Australian Open” e kanë konfirmuar se tenisti, Andy Murry nuk do të mund të luajë në sezonin e parë pasi është pozitiv me Covid-19.

“Ai nuk do të jetë në gjendje të marrë pjesë në Australian Open, pasi i duhet të respektojë karantinën si gjithë lojtarët e tjerë”, thuhet në njoftimin e organizatorëve të kësaj ngjarje.

Pra, 33-vjeçari është në izolim dhe nuk mund të jetë në gjendje të udhëtojë në Australi./IndeksOnline/