12:40 / E Enjte, 04 Qershor 2020 / indeksADMonline

Tenori Ramë Lahaj e viziton në zyrë, ministrin Gent Caka

Tenori i njohur shqiptar i cili me zërin e tij ka ‘pushtuar’ skenat më të rëndësishme botërore, Ramë Lahaj, së fundmi është pritur në zyrë nga Gent Caka.

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Gent Caka e ka bërë vetë të ditur në llogarinë e tij në Instagram se e ka pritur Ramë Lahajn në zyren e tij, shkruan Indeksonline.

Sot më vizitoi në zyrën time miku im i çmuar e tenori me peshë të madhe ndërkombëtare, Ramë Lahaj! Biseduam për artin, kulturën, historinë, Kosovën e Shqipërinë ë! Krenar që një djalë i rritur në Kosovë, ish-ushtar i UÇK-së në mbrojtje të vendit të tij, sot ka prekur majat më të larta të artit botëror”, ka shkruar ndër të tjerash ai.

Lahaj po ashtu ka ndarë një imazh me ministrin në llogarinë e tij personale, Instagram, duke shkruar: “Me mikun e çmuar Gent Cakaj”.  /IndeksOnline/