15:09 / E Enjte, 07 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Tensione, gjak dhe gola, Gjilani merr kreun e tabelës

Gjilani ka mposhtur Vushtrrinë me rezultat 1-3 në ndeshjen e xhiros së 14-të të Superligës së Kosovës.

Golat për mysafirët i shënuan Razak Keita në minutën e 19-të, Armend Halili në minutën e 44-të dhe Progni në minutën e 78-të.

Golin e vetëm për vendasit e shënoi Bashkim Shala nga gjuajtja e lirë në minutat shtesë.

Gjatë minutës së 60-të ka pasur momente tensioni, ku tifozët vendas kanë sulmuar me mjete të forta gjyqtarin e katërt. Burim Jahmurataj u godit me shkrepës dhe mori ndihmën mjekësore.

Në ndeshjen tjetër Ferizaji ka bërë një hap të madh drejtë mbijetesës duke mposhtur Flamurtarin me rezultat 1-0.

Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Adonis Shala për t’i siguruar tri pikë. /IndeksOnline/