13:26 / E Premte, 17 Nëntor 2017 / k.v

Tensione gjatë shpalljes së aktgjykimit (Foto)

Aktivistët e Vetëvendosjes të cilët akuzoheshin për sulm ndaj objektit të Kuvendit janë shpallur fajtor nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

Deputetit Frashër Krasniqi, Egzon Haliti, Atdhe Arifi dhe Adea Batusha  iu janë caktuar 21 vjet burg.

Gjyqtari ka urdhëruar se të dënuarit të dërgohen menjëherë në qendrën e paraburgimit derisa aktgjykimi të bëhet i plotfuqishëm, raporton Indeksonline.

Gjatë shpalljes së aktgjykimit kishte pakënaqësi të mëdha nga familjaret dhe aktivistët ku disa prej tyre janë nxjerr jashtë seancës.

Në mesin e atyre që janë nxjerrë jashtë seancës ka qenë edhe deputetja e VV-së, Donika Kadaj-Bujupi./Indeksonline/