75 Mall Live Search
15:18 / E Mërkurë, 22 Prill 2026 / Gj Sh

Tensionet Spalletti – Zhegrova, trajneri i Juventusit i pakënaqur me sulmuesin kosovar pas ndeshjes me Bolognan

Trajneri i Juventusit, Luciano Spalletti ka mbetur i pakënaqur me paraqitjen e Edon Zhegrovës në ndeshjen e fundit ndaj Bolognas.

Sipas gazetarit Romeo Agresti, Spalletti ka kritikuar ashpër anësorin kosovar për mungesë disipline taktike, lëvizje të paqëndrueshme në fushë dhe vendimmarrje të dobëta në momentet kyçe të lojës, shkruan IndeksOnline.

Ai poashtu bën të ditur se këto pakënaqësi lidhen drejtpërdrejt me aktivizimin e kufizuar të Zhegrovës në javët e fundit.

Para kësaj ndeshjeje, ai kishte marrë vetëm tre minuta në pesë takimet e fundit me fanellën bardhezi.

Situata e 25-vjeçarit te Juventusi mbetet e paqartë, dhe me shumë gjasë do të largohet gjatë merkatos verore./IndeksOnline/