14:00 / E Premte, 26 Maj 2023 / k.v

Tensionohet situata në veri, serbët shkatërrojnë veturat e Policisë së Kosovës në Zveçan (Video/foto)

Dhjetëra serbë janë mbledhur para objektit të komunës së Zveçanit për të penguar hyrjen e kryetarit të sapo zgjedhur në zyre.

Ata kanë kundërshtuar me dhunë hyrjen e tij në objekt duke hedhur gaz lotsjellës, duke gjuajtur me armë zjarri e duke djegur e dëmtuar veturat zyrtare të policisë së Kosovës.

Ekipi i IndeksOnline ndodhet në vendin e tensionuar dhe po përcjell nga afër zhvillimet që po ndodhin aty.

Deri më tani përveç dëmeve të konsiderueshme materiale nuk është njoftuar për të lënduar./IndeksOnline/