11:20 / E Hënë, 18 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Tensionohet situata, përplasje polici-protestues. Tymuese nga oborri i PD drejt Kuvendit (Video)

Opozita e bashkuar është duke vazhduar protestën përpara Parlamentit, kundër vendimit të maxhorancës për të zgjedhur vetëm me votat e saj një Prokuror të Përgjithshëm të Përkohshëm.

Siç raportohet nga mediat e Shqipërisë,   situata është tensionuar me përplasje protestues-polici.

Në vend dëgjohen edhe ulërima të një vajze, të cilës raportohet se i ka rënë të fikët.

 

Tymuese janë hedhur nga selia e PD-se, si edhe në oborrin e Kuvendit.