75 Mall Live Search
10:10 / E Mërkurë, 23 Maj 2018 / indeksADMonline

Tentativë për vrasje në Prizren, dy AUDI krijojnë një ngjarje si nëpër filma

 Dje në orët e pasdites në fshatin Lubizhdë të Prizrenit ka ndodhur një tentativë vrasje.

Sipas policisë, thuhet se i dyshuari B. K. po lëvizte me automjet Audi A 3 nga Prizreni në drejtim të Suharekës, pasi e ka vërejtur veturën e viktimave që lëvizte nga krahu i kundërt, një Audi A 5 në të cilën ndodheshin shoferi dhe dy bashkudhëtar  ka ndalur veturën e tij, ka dalë prej saj dhe ka shtënë disa herë me pistoletë në drejtim të tyre me  ç’ rast një plumb ia ka shpërthyer gomën.

I dyshuari  më pas është larguar në drejtim të panjohur.  Policia ka kryer hetime në vendin e ngjarjes; janë sekuestruar katër gëzhoja dhe një predhë plumbi.

Ndërkohë është identifikuar i dyshuari e më pas është kryer një bastisje në shtëpinë e tij por nuk është gjetur për t’u arrestuar. /Indeksonline/

Temat: