11:08 / E Mërkurë, 07 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Tentim vrasje në Gjakovë, i dyshuari dorëzohet në polici

Prokuroria Themelore në Gjakovë- Depatamenti i Krimeve të Rënda ka pranuar një rast, i cilësuar si tentim vrasje. Rasti ka ndodhur me datë 31.10.2018, në fshatin Dujakë- Komuna e Gjakovës , ku i pandehuri A.J, pas një mosmarrëveshje të mëhershme me të dëmtuarin S.A, nga fshati Dujakë- Komuna e Gjakovës , me dashje ka tentuar ta privojë nga jeta.

Të njëjtit i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore me armë zjarri, ku gjithashtu lëndime të lehta trupore i ka shkaktuar edhe djalit të dëmtuarit B.A.

I pandehuri A.J., nga momenti i rastit kritik është arratisur, duke u vetë paraqitur në polici në mënyrë vullnetare me dt. 05.11.2018.

Prokuroria Themelore në Gjakovë pas marrjes së kallximit penal dhe analizimit të tij, me dt. 06.11.2018 ka bërë kërkesë në Gjykatën Themelore në Gjakovë, Departamenti i Krimeve të Rënda , për caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 1 muaji ndaj të pandehurit A.J., ku të njëjtit i është shqiptuar kjo masë.