10:05 / E Hënë, 05 Dhjetor 2022 / k.v

Tentimvrasje në Prishtinë/ I dyshuari pasi gjuan me armë ikë nga vendi i ngjarjes

Një person ka raportuar se derisa ishte me veturë duke lëvizur në Prishtinë, së bashku me dy pasagjerë, nga një veturë tjetër po ashtu në lëvizje, për motive të panjohura një person ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tyre.


I dyshuari pasi ka shtënë me armë është larguar në drejtim të panjohur.
Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë gjetur e konfiskuar dy gëzhoja të cilat dyshohet se janë shkrepur në këtë rast.

Policia ka bërë të ditur se në këtë rast nuk ka të lënduar përveç dëmeve materiale

Lidhur me rastin është informuar dhe konsultuar edhe prokurori. Rasti vazhdon të mbetet nën hetime./IndeksOnline/