11:05 / E Premte, 06 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Tentoi të fuste ilegalisht 14 lopë kosovari në Mitrovicë

Një person në fshatin S hupkovc,  Komuna e Mitrovicës, ka tentuar të fustë ilegalisht një kamion me 14 lopë, shkruan Indeksonline.

Kamioni me gjedhe është dërguar në Terminalin Doganor.

Ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt

“Fsh. Shupkovc, Mitrovicë 05.12.2019 – 19:30. Njësiti policorë ka ndaluar një kamion me ngasës mashkull K/shqiptar i cili në kamion kishte 14 gjedhe. Kamioni me gjedhe është dërguar në Terminalin Doganor ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. Me rastin në vazhdim do të merren njësiti i doganës dhe AVUK-ut”./Indeksonline/