09:58 / E Mërkurë, 13 Prill 2022 / OSH

Tenton ta godasë me çekan, arrestohet 57 vjeçari në Suharekë

Më 12 prill, në orën 18:10 në objektin e një  ndërmarrjeje  në Suharekë, i dyshuari  F. G., i datëlindjes  1964 m/sh/k, i shkoi në zyrë viktimës dhe ushtroi presion, shajre, ofendime e pastaj nga brezi  nxorri një qekan dhe e goditi tavolinën e punës në zyrë duke e dëmtuar atë.

Po ashtu i dyshuari e  kishte shtyrë viktimën dhe kishte tentuar që ta godasë me çekan.

Policia në Suharkë ka arritur që ta lokalizojë të dyshuarin duke e shoqëruar në Stacionin Plicor në Suharekë dhe të njejtin e  intervistoi në lidhje me rastin. I  lartepërmenduri e ka pranuar veprën e kryer.

Në konsulltim me prokurorin, i dyshuari është ndalur për 48 orë.

Rasti nën hetime./IndeksOnline/