09:05 / E Shtunë, 08 Maj 2021 / A. M.

Tenton vetëvrasjen, mashkulli nga Suhareka konsumon sasi të tepruar të medikamenteve

Raportohet se në fshatin Semetishtë të Suharekës një person ka tentuar të vetëvritet.

Sipas raportit të PK-së, ai kishte konsumuar sasi të tepruar të medikamenteve mjekësore.

I njëjti është dërguar për tretman mjekësor në spital dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë. /Indeksonline/