09:47 / E Mërkurë, 20 Prill 2022 / k.v

Tentuan të vrasin një person në Prishtinë, i dyshuari kryesor ndodhet në arrati

Një tentimvrasje ka ndodhur mbrëmjen e së martës në kryeqytet, transmeton IndeksOnline.

Dy persona të dyshuar kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës, mirëpo nuk kanë arritur ta qëllojnë. Policia ka intervenuar në rast dhe ka arritur të arrestoi njërin prej të dyshuarve.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti, derisa ishte me të dyshuarin tjetër mashkull kosovar, dyshohet se kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull kosovar. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt ndërsa i dyshuari tjetër i cili ka shtënë me armë është në kërkim të policisë”, thuhet në raportin e policisë.

Hetimet në lidhje me rastin ende janë duke vazhduar./IndeksOnline/