09:01 / E Premte, 23 Prill 2021 / OSH

Tentuan të vrasin një person, arrestohen tre pejan

Tre persona dje janë arrestuar pasi të njëjtit deri sa ishin me veturën e tyre kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të veturës së viktimës mashkull Kosovar, shkruan IndeksOnline.

Sipas Policisë, viktima ka tentuar të ikë duke dal nga vetura por prapë është shtënë në drejtim të tij, por s’është qëlluar.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar tri gëzhoja 7.62mm si dhe në veturë vërehet një vrimë në gomë, dyshohet nga arma.

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi të njëjtit deri sa ishin me veturën e tyre kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të veturës së viktimës mashkull kosovar. Viktima ka dalë nga vetura dhe ka tentuar të ikë por të dyshuarit prapë kanë shtënë me armë në drejtim të tij por nuk e kanë qëlluar. Policia kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë gjetur dhe konfiskuar tri gëzhoja 7.62mm si dhe në veturë vërehet një vrimë në gomë, dyshohet nga arma. Nuk raportohet për të lënduar ndërsa me urdhër të prokurorit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje dy të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt”,thuhet në njoftim./IndeksOnline/