22:35 / E Hënë, 25 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Teoricienët e konspiracionit pretendojnë se Toka është e zbrazët dhe aty jetojnë alienët

Një grup teoricienësh besojnë se Toka në brendësi është e zbrazur dhe UFO-të apo të huajt siç i quajmë ne, vikingët dhe nazistët jetojnë brenda.

Në vend që të mendojmë se bota është e sheshtë, ata janë të bindur se në të vërtetë ajo përmban një parajsë në thelbin e saj që i ngjan kopshtit të Edenit, transmeton Indeksonline.

Ata, madje besojnë se UFO-të dërgohen nga brendësia e globit nga “kujdestarët e plantit” për të spinuar mbi racën njerëzore dhe për të shmangur një luftë të mundshme bërthamore.

Udhëheqësi i kësaj teorie, Rodney Cluff, gjithashtu thotë se beson se ekziston një parajsë brenda në sistemin diellor.

Ata besojnë se një hyrje për brendësinë ndodhet në polet veriore, ndërsa një tjetër në Himalaje, të cilat të dërgojnë në shtëpitë e Nazistëve të ikur nga lufta e dytë botërore dhe të humburit e kolonisë Viking./Indeksonline/