16:41 / E Enjte, 23 Nëntor 2023 / Gj. Sh

Ter Stegen fiton dy çmimet kryesore në La Liga

Portieri i Barcelonës, Marc Andre Ter Stegen, ka fituar dy çmimet kryesore, në mbremjen gala e cila u organizua nga ”Marca”.

Gjermani ka fituar çmimin Zamora si portieri më i mirë i vitit, dhe çmimin Di Stéfano si lojtari më i mirë i La Liga, shkruan IndeksOnline.

Ter Stegen ishte një nga meritoret që Barcelona arriti të shpallet Kampione e Spanjës.

31-vjeçari pranoi vetëm 20 gola në 38 ndeshje të luajtura në La Liga./IndeksOnline/