18:48 / E Mërkurë, 05 Gusht 2020 / indeksADMonline

Ter Stegen pranon kontratën e re me Barcelonën

Portieri gjerman i Barcelonës, Ter Stegen thuhet se ka pranuar ofertën e re për zgjatjen e kontratës me klubin spanjoll deri në vitin 2025.

Lajmin e ka bërë të ditur gazetari i njohur italian, Fabrizio Romano, ku tha se Marc ter Stegen ka pranuar të nënshkruajë një kontratë të re me Barcelona. Ai do të qëndrojë deri në qershor të vitit 2025, shkruan IndeksOnline.

Lajmin e ka konfirmuar edhe presidenti i klubit spanjoll, Bartomeu, të cilët janë të gatshëm që në çfardo forme ta mbajnë në skuadër portierin e tyre.