11:03 / E Diele, 30 Tetor 2022 / Gj. Sh

Ter Stegen thyen një rekord në La Liga

Barcelona ka arritur një fitore të madhe në udhëtim ndaj Valencias.

Blaugranët fituan me rezultat minimal 1-0, me golin e shënuar nga Lewandowski në minutat 90+, shkruan IndeksOnline.

E kjo ndeshje ishte e veçantë për portierin Marc-André Ter Stegen.

Portieri gjerman arriti që të mbaj portën të paprekur në 10 nga 12 ndeshjet e këtij sezoni në La Liga.

Ai është një hap më pranë trofeut të tij të parë Zamora si portieri me më pak gola të pranuar në Ligë, me vetëm katër gola të pësuar deri më tani.

Ter Stegen nga katër golat e pësuar deri më tani, tre i ka pranuar në ndeshjen kundër Real Madridit, dhe një në fitoren ndaj Athletico Bilbaos.

Me rekordin e tij Ter Stegen lë pas Rogelio Antonio Domínguez (Real Madrid, 1957), Francisco Liaño (Deportivo, 1993), José Francisco Molina (Atlético de Madrid, 1995) dhe Víctor Valdés (Barça, 2011) , të cilët kshin nëntë nga 12 ndeshjet e para të sezonit pa pësuar gol./IndeksOnline/