Terapia hormonale keqëson disa lloje kanceri të prostatës
Terapia hormonale për kancerin e prostatës nuk funksionon gjithmonë; tumori mund të bëhet rezistent dhe vazhdon të përhapet. Terapia hormonale në fakt mund të përkeqësoje disa lloje kancerit të prostatës, transmeton Indeksonline.
Shkencëtarët në Qendrën Mjekësore Cedars-Sinai, Los Anxheles, kanë ardhur në përfundim se një gjë e tillë do të mund të realizohej në të ardhmen vetëm nëpërmjet një testi gjaku.
Kanceri i prostatës fillon në prostatë, e cila është një gjëndër që shtrihet në mes të fshikëzës së një mashkulli dhe penisit të tij, pranë rektumit.
Kanceri fillon kur qelizat në prostatë rriten jashtë kontrollit dhe formojnë një tumor. Kjo ndodh kryesisht në moshën 65 vjeç e lart.
Në Shtetet e Bashkuara, kanceri i prostatës është kanceri më i zakonshëm tek meshkujt pas kancerit të lëkurës. Shoqata Amerikane e Kancerit vlerëson se në SHBA do të ketë rreth 164.690 raste të reja të kancerit të prostatës dhe 29.430 vdekje nga kjo sëmundje në vitin 2018./Indeksonline/