11:13 / E Diele, 12 Gusht 2018

Terapistët e martesave: Është në rregull ta kontrolloni telefonin e partnerit

Një në katër gra, dhe një në pesë burra pohojnë që ua kontrollojnë telefonin partnerit/es.

Këto janë të dhënat sipas një sondazhi të realizuar e që vë në pah se në fakt kontrollimi i telefonit nga bashkëshorti apo bashkëshortja është e lejuar në martesë.

Kështu thonë edhe terapistët e martesave, sipas HuffingtonPost.

Me telefonat e mençur lehtësisht mund të qaseni në tekstet, email-at, SMS, historikun e rrjeteve sociale, etj.

“Por vetëm për shkak se ju mund ta merrni këtë informacion shpejtë dhe me lehtësi – dhe sa më joshëse siç mund të jetë – nuk duhet ta bëni domosdoshmërish”, thotë gazeta.

Shumë njerëz, megjithatë, duket se e bëjnë.

Sipas një studimi të vitit 2014 nga Avast, një kompani antivirus software, 1 në 4 gra dhe 1 në 5 burra fshehurazi kanë kontrolluar telefonin e partnerit të tyre.

“Ne i kërkuam terapistëve të martesës që të na tregojnë se çfarë do të thotë ky lloj marshimi për një marrëdhënie dhe si të menaxhohen nëse zbulohen”, shkruan tutje HuffingtonPost.

Përgjigja e terapistëve ishte për t’u habitur.

Sipas tyre kur ka mungesë besimi, atëherë lindin problem dhe komunikimi mund të shkojë keq e si për pasojë edhe lidhja mund të përfundojë në një katastrofë, andaj sipas terapistëve është mirë që dyshimet të hiqen dhe nëse ka baza reale atëherë të merren edhe masa për parandalimin e konflikteve.

“Thuhet se nuk i besoni partnerit çka ju thotë por çka ju tregon”, thotë psikologu Rayun Hows. Kështu që në mungesë komunikimi të mirëfilltë, sipas tij, shumë persona kërkojnë përgjigjen për të hequr dyshimet e tyre duke kontrolluar fshehurazi telefonat.

Jo të gjithë megjithatë marrin lajme të mira nga veprime të tilla. Terapistët megjithatë sugjerojnë se nëse e shpëton lidhjen argumentimi me fakte për veprimet atëherë mund edhe të kontrollohen telefonat.